Ceuta sërish në rrezik? Mesazhet në rrjetet sociale ngrejnë alarmin për një valë të re emigracioni

Ceuta sërish në rrezik? Mesazhet në rrjetet sociale ngrejnë alarmin për një valë të re emigracioni

Shërbimet spanjolle të inteligjencës kanë paralajmëruar për një valë të re emigrantësh drejt Ceutës, pasi i konsiderojnë të besueshme thirrjet që po qarkullojnë në Facebook, WhatsApp dhe TikTok për një kalim masiv më 15 gusht, ose edhe më herët. Sipas mediave lokale, aksioni pritet të jetë më i organizuar se ai i fundit i korrikut. Kriza e fundit migratore solli hyrjen e deri në 70 mijë emigrantëve në Ceuta, enklava spanjolle me rreth 85 mijë banorë, ndërsa rreth 141 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin. Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se shumica e emigrantëve janë kthyer tashmë në Marok. Ngjarja shkaktoi reagime në Bashkimin Evropian. Një letër e firmosur nga liderët e 22 vendeve, me iniciativë të Giorgia Melonit dhe Mette Frederiksen,...