Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4 të qytetit. Shtetasi me inicialet E. L., rreth 40 vjeç, është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë gjendjes së rënduar, pavarësisht ndihmës së dhënë nga stafi mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e incidentit, ndërsa hetimet vijojnë. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4,...
Burimi:
gijotina.com