Më i miri këtë sezon në Serie A, Dimarco nuk i kursen ironitë: Ia dedikoj atyre që më thanë se kisha mbëruar
Futbollisti italian Federico Dimarco ka reaguar pas fitimit të çmimit MVP të Serie A, duke e cilësuar këtë moment si arritjen më të madhe të karrierës së tij deri më tani. Mbrojtësi i krahut u shpreh krenar që është italiani i parë që fiton këtë vlerësim në rolin e një sulmuesi anësor, duke theksuar se zakonisht trofe të tillë u shkojnë sulmuesve kryesorë. “Është diçka që më mbush me krenari. Nuk e prisja këtë çmim, por është rezultat i gjithë punës së bërë ndër vite”, deklaroi Dimarco për “Sky”. Lojtari italian e cilësoi sezonin e fundit si më të mirin në karrierën e tij, duke kujtuar se skuadra nuk e nisi kampionatin në kushte të lehta. Ai vlerësoi sukseset e arritura me fitimin e kampionatit...
Burimi:
top-channel.tv