Juventus dhe manovrat e merkatos, Bernardo  Silva objektivi kryesor, Zhegrova mund të largohet

Juventus dhe manovrat e merkatos, Bernardo Silva objektivi kryesor, Zhegrova mund të largohet

Humbja e Comos ndaj Sassuolos dhe sfida direkte mes Atalantës dhe Romës ia bëjnë më të sigurt vendin në zonën Champions League Juventusit. Në Torino shohin me optimizëm verën dhe merkaton e transferimeve për sezonin e ardhshëm. Me të ardhurat nga kompeticioni më i lartë evropian i futbollit, drejtuesit e Zonjës së Vjetër mund të bëjnë ndryshime në skuadër duke ndjekur udhëzimet e Spallettit Duke nisur nga Bernardo Silva. Portugezi mbylli zyrtarisht aventurën me Manchester City dhe kërkon një projekt interesant për të mbyllur karrierën e tij duke qenë se aktualisht është 32 vjet. Agjenti i tij Jorge Mendes po vlerëson disa opsione në Evropë, MLS dhe Arabi, por në Itali me siguri është vetëm Juventus në garë për të sepse është i vetmi klub...