Inter, gati rinovimi me Chivu deri në fitin 2028. Trajneri do të vendosë për emrat në merkato

Inter, gati rinovimi me Chivu deri në fitin 2028. Trajneri do të vendosë për emrat në merkato

Cristian Chivu është e ardhmja e Interit. Këtë e do vetë trajneri, futbollistët të cilët kanë krijuar një raport të shkëlqyer me të që e lehtësoi garën për titullin e 21, por edhe drejtuesit që javë pas jave e kanë duartrokitur për punën e bërë në këtë sezon të tij të parë të plotë në Serie A. Ai që e tha qartë këtë ishte presidenti Beppe Marotta pas fitores ndaj Parmës. ‘Ky është titulli i Christian Chivut dhe skuadrës. Zgjodhëm Chivun me kurajo, kishte një kurrikulum si futbollist fitues dhe trajner fitues te skuadra Primavera. Aftësi që na bënë të vendosim për të, mund të qëndrojë te Interi për shumë vjet-ishin fjalët e Marottës. Pra, kontrata 2 vjeçare e nënshkruar në 2025 është gati të...