Inter e ka seriozisht për Curtis Jones, klubi zikaltër hyn në kontakt me Liverpool

Inter e ka seriozisht për Curtis Jones, klubi zikaltër hyn në kontakt me Liverpool

Inter e ka marrë shumë seriozisht çështjen Curtis Jones. Është pikërisht futbollisti anglez i Liverpool i përzgjedhuri nga drejtuesit e klubit zikaltër për të përforcuar mesfushën, ku i destinuar për t’u larguar është pikërisht Davide Frattesi. Me qëndrimin e Mkhitaryan që u bind nga Chivu që të vazhdojë të luajë me Interin edhe për një vit tjetër, kampionët e Italisë do të mund të sjellin vetëm një futbollist përsa i përket repartit të mesfushës me Kone dhe Jones që bëhen alternativa të njëri-tjetrit. Në Montecarlo, Drejtori Sportiv i Interit, Ausilio foli me kolegun e tij te Liverpool, Richard Hughes për Jones gjë që tregon se klubi zikaltër e ka seriozisht për 25 vjeçarin. Por tratativa është vetëm në fillimet e saj; Liverpool nuk bën ulje...