Hetohet për mashtrim sportiv, shefi i arbitrave, Rocchi mohon akuzat: Jam i qetë…

Hetohet për mashtrim sportiv, shefi i arbitrave, Rocchi mohon akuzat: Jam i qetë…

Shefi i Arbitrave në futbollin italian, Gianluca Rocchi është vënë nën hetim nga Prokuroria e Milanos për pjesëmarrje në mashtrim sportiv, por duket se ky i fundit nuk është aspak i shqetësuar. ‘Këtë mëngjes mora një njoftim nga Prokuroria. Jam i sigurt  se kam vepruar gjithnjë me korrektësi dhe kam shumë besim te magjistratura. Jam i qetë dhe vazhdoj përpara’-është mësuar të ketë thenë Rocchi në lidhje me këto hetime. Hetimet përqendrohen te disa ndeshje të sezonit të kaluar, por jo vetëm. Akuza është se Rocchi në një farë mënyre ka kushtëzuar disa zgjedhje arbitrare duke ushtruar presion te arbitrat në sallën VAR. Origjina e të gjithë kësaj është një letër-denoncim(e arkivuar nga drejtësia sportive) e paraqitur në maj të 2025 nga ish asistenti arbitrar,...