Drejt Milan-Juventus, Allegri: Ndeshje e rëndësishme, të dyja skuadrat luajnë për zonën Champions

Drejt Milan-Juventus, Allegri: Ndeshje e rëndësishme, të dyja skuadrat luajnë për zonën Champions

Massimiliano Allegri nuk fshihet dhe qartëson menjëherë peshën e ndeshjes të së dielës mes Milanit dhe Juventusit, dy skuadra që kanë si objektiv kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. ‘Nuk është një ndeshje vendimtare, sipas matematikës duhen edhe 7 pikë, do ta shohim rrugës-shtoi Allegri-është një ndeshje e bukur për t’u fituar. Por ndeshja më e rëndësishme e këtij fund kampionati ishte ajo e të dielës së kaluar në Verona. Milani ka nevojë të punojë me ambicien më të madhe. Duhet të punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar, vitin tjetër do të nisemi nga një bazë e mirë. Me klubin kemi gjithnjë diskutime, shkëmbime idesh, e kemi një bazë solide. Skuadra është e formuar nga lojtarë shumë të mirë në aspektin teknik...