Como, Fabregas largon Premier League dhe të mëdhatë e Serie A: Mund të qëndroj edhe 10 vjet..
Verën e kaluar për shumë kohë ishte në shënjestrën e Interit, këto ditë emri i tij lidhet me Chelsea, por Cesc Fabregas nuk ka ndërmend të largohet nga Como dhe shpjegon motivet e kësaj zgjedhjeje në një intervistë për të përditshmen ‘Daily Telegraph’. ‘Premier League është kampionati më i mirë në botë. E kam ndjerë këtë kur isha futbollist, e ndjej si trajner dhe si tifoz-tha Fabregas-por Mourinho në kohët e Chelsea më tha: ‘kam akoma 30 vjet karrierë’. Kështu mund të qëndroj te Como edhe për 10 vjet dhe të shkoj në Premier League pas 12, 15 vitesh. Futbolli është i paparashikueshëm, ndryshon në sekondë. Një ditë je më i miri, ditën tjetër me i keqi. kështu që të shijojmë momentin. Kjo që po...
Burimi:
top-channel.tv