Salah mund të përfundojë në Turqi te Fenerbahçe, mediat turke shohin lëvizje të garantuar

Salah mund të përfundojë në Turqi te Fenerbahçe, mediat turke shohin lëvizje të garantuar

Adriatik BALLA Mohamed Salahu ka pranuar se do t’i bashkohet një klubi të ri pas Kupës së Botës. Salahu u largua nga Liverpuli me marrëveshje të ndërsjellë pas ndeshjes së fundit të sezonit 2025/26 në Premierligë. Ai kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare në prillin e kaluar, por të dyja palët ranë dakord ta ndërprisnin atë një sezon më herët. Sulmuesi egjiptian deklaroi për “beIN Sports” pas ndeshjes së tij të fundit me “The Reds” se ishte “ende duke vlerësuar opsionet”, dhe se do ta merrte vendimin e tij pas Kupës së Botës, përveç nëse do të shfaqej një “mundësi e mirë” më herët. Salahu është lidhur fort me një transferim në një klub të Ligës Profesionale Saudite, e cila kishte tentuar ta transferonte atë në...