Salah, “faraon” në Trabzon, egjiptiani mrekullohet nga pritja në stadium, edhe Muçi “fërkon” duart
Transferimi i Muhamed Salah tek Trabzonspor së fundmi është pa diskutim një nga ngjarjet me të pabesueshme të këtyre viteve askush nuk e mendonte se klubi i Ernest Muçit, do të bënte një sakrifice kaq të madhe financiare, në limitetet e mundësive, vetëm për të marrë një yll të futbollit botëror. Në nivel prestigji dhe emri për klubin është pa diskutim një garanci. Në nivel rezultatesh vështirë të parashikohet nëse një Salah mjafton për të qenë në nivelin e Gallatasarait, Beshiktashit dhe Fenerbahce, tre klubet e mëdha të Stambollit, që gjithashtu janë përforcuar shumë. Megjithatë tani për tani në Trabzonspor po shijojnë efektin Salah. Ai po ndihet një faraon në Turqi për mikpritjen e rrallë, që i kanë ofruar tifozët në 48 orët e para...
Burimi:
vizionplus.tv