No Image Available

“Polemikat? Dihet çfarë ndodhi me Argjentinën”, Toti: Rasti i Balogun, komedi e vërtetë

Ky Botëror ka shkaktuar shumë polemika, jo vetëm për shkak të arbitrimit, por edhe për ndërhyerjen e Trump në rastin e Balogun, për heqjen e kartonit të kuq. Gazetari Ermal Toti preku këtë temë, në Botërori Amerikan, në News 24. “Kokat e grupeve shkojnë nga vazo e parë deri tek e fundit, ato shkojnë njëra pas tjetrës. Dihet çfarë ndodhi me Argjentinën, faulla pafund, kartona zero, ka një listë lojtarësh që kanë marrë kartona të verdhë.  Te Argjentina është vetëm Montiel, ndërkaq duhet të kishte shumë më shumë. Kartoni i Balogunit pastaj, eh, çfarë të fasim. Në këtë Botëror, anulohet një karton i kuq. Një komedi e vërtetë. Kur thotë pastaj Klopp, dy njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli, unë jam i prirur të...