“Për mua është gjithmonë krenari të luaj në Shqipëri”, Mitaj premton fitore ndaj Luksemburgut

“Për mua është gjithmonë krenari të luaj në Shqipëri”, Mitaj premton fitore ndaj Luksemburgut

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Luksemburgut. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Në një prononcim për fshf.org, Mario Mitaj e cilësoi miqësoren ndaj Izraelit një test pozitiv, ndërsa theksoi se ndeshja e radhës ndaj Luksemburgut do të shërbejë për të përmirësuar disa aspekte dhe për të marrë një rezultat pozitiv. “Me thënë të drejtën, për mua ishte një test pozitiv. Bëmë një ndeshje të mirë, me shumë gjëra pozitive. Normalisht, duhet të përmirësojmë edhe gjërat negative. Besoj se thjesht duhet të sistemojmë disa gjëra me trajnerin dhe në të ardhmen do të kemi rezultate më pozitive. Në aspektin e cilësisë, Luksemburgu nuk është në të njëjtin nivel me Izraelin....