Nuk u lejua në Botëror, gjyqtari pritet si hero në vendlindje
Gjyqtari somalez Omar Artan është rikthyer në Mogadishu pasi iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në aktivitetet përgatitore të Kupës së Botës. Artan ishte përfshirë në listën përfundimtare të FIFA-s dhe pritej të bëhej gjyqtari i parë nga Somalia që do të arbitronte në një Kampionat Botëror. Sipas autoriteteve amerikane, hyrja e tij u refuzua për shkak të një kontrolli sigurie, pa u dhënë detaje shtesë. Pas këtij vendimi, FIFA e largoi atë nga lista e gjyqtarëve të turneut. Në kthimin e tij në Mogadishu, Artani u prit si hero nga qytetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe zyrtarë të futbollit somalez. Upon arrival at #Mogadishu’s Adan Abdulle International Airport international Somali referee Omar Abdulkadir Artan received a heroic welcome...
Burimi:
javanews.al