Gazeta austriake: Mjeshtri shqiptar i filmit ‘Odisea’ përfundoi si pastrues plehrash me një pension qesharak
Nga Franziska Tschinderle, PROFIL Kur Vendim Kapaj flet për fyellin e tij, sytë i mbushen me lot. Instrumenti, thotë ai, vlen më shumë se gjithçka tjetër që zotëron. Një fyell i vërtetë magjik. Vetëm katër fëmijët e tij janë më të çmuar, thotë ai, por fëmijët dhe fyelli janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Megjithatë, te Kapaj fyelli është trashëgimi familjare. Prej 300 vjetësh ai është përcjellë brez pas brezi, nga babai te djali, gjithmonë tek ai që tregon talent muzikor. Kapaj, i lindur në vitin 1959 në një fshat të vogël të Shqipërisë së Jugut, i bie fyellit që nga mosha 11-vjeçare. Asnjëherë nuk e ka lënë pas apo e ka humbur. As në vitet 1990, kur si emigrant u arratis përtej kufirit në...
Burimi:
syri.net