SYRI TV/ Maliq, dëgjesa publike për reformën territoriale, banorët kundër shkrirjes me bashkinë Korçë

SYRI TV/ Maliq, dëgjesa publike për reformën territoriale, banorët kundër shkrirjes me bashkinë Korçë

Bashkia Maliq ka vijuar me dëgjesat publike me qytetarët, në kuadër të konsultimit mbi reformën e re administrative-territoriale. Ndalesa e radhës ishte në njësitë administrative Pirg dhe Vreshtas, me banorët e këtyre njësive të cilët janë shprehur kundër bashkimit të Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë SYRI TV Në njësitë administrative Pirg dhe Vreshtas vijojnë dëgjesat publike në kuadër të konsultimit për reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë. Përfaqësuesit vendorë bënë të ditur se qëndrimet e banorëve do të dokumentohen dhe do t’i përcillen Këshillit Bashkiak. Gjatë dëgjesës, banorët e Pirgut dhe Vreshtasit shprehën kundërshtimin ndaj bashkimit me Bashkinë Korçë. Pjesëmarrja e banorëve në dëgjesë ishte e kufizuar, ndërsa komuniteti u përfaqësua kryesisht nga kryetarët e fshatrave dhe...