Rrëzohet një dron në Rumani, shkakton zjarr në pyll pranë kufirit me Ukrainën
Një dron u rrëzua në një zonë pyjore dhe shkaktoi zjarr të premten në qarkun Tulcea të Rumanisë juglindore, rreth 5 kilometra nga kufiri me Ukrainën, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu. Droni nuk u zbulua nga radarët e Ministrisë rumune të Mbrojtjes, pasi fluturonte në lartësi të ulët, raportoi transmetuesi lokal Antena 3 CNN. Informacionet fillestare treguan se mjeti ajror pa pilot shpërtheu gjatë rrëzimit në një zonë të pyllëzuar pranë Luncavitas, duke shkaktuar zjarr. Në zonë u dërguan ekipet e emergjencës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes angazhoi një helikopter IAR 330 Puma SOCAT për të lokalizuar rrënojat. Më vonë, autoritetet thanë se ekipet e kërkim-shpëtimit ende nuk e kishin gjetur vendin e saktë të rrëzimit. Vendndodhja e dhënë fillimisht në një telefonatë emergjence rezultoi e pasaktë...
Burimi:
syri.net