Romani enigmatik i Murakamit merr një jetë të re në skenë
Një nga romanet më enigmatike të Haruki Murakamit, “Hard-Boiled Wonderland and the End of the World”, është përshtatur për teatër, duke sjellë në skenë universin surreal dhe fantastiko-shkencor të shkrimtarit japonez. Në rolin kryesor është aktori Tatsuya Fujiwara, i cili rikthehet në teatrin Barbican të Londrës, aty ku nisi karrierën e tij skenike pothuajse 30 vjet më parë. Romani ndërthur dy histori: një thriller futurist që zhvillohet në Tokio dhe një botë misterioze ku protagonisti humbet kujtesën dhe hijen e tij. Dy rrëfimet gradualisht afrohen, duke sjellë në qendër tema si identiteti, kujtesa, vetmia dhe ndërgjegjja. Produksioni drejtohet nga koreografi francez Philippe Decouflé, i cili e ka përshtatur botën e Murakamit përmes teatrit, kërcimit dhe elementeve vizuale. Krijesat fantastike të romanit, përfshirë njëbrirëshat, marrin jetë...
Burimi:
kultplus.com