“Onufri” sjell trashëgiminë kulturore në epokën digjitale përmes VR dhe inteligjencës artificiale
Në zemër të Beratit, aty ku historia dhe trashëgimia ruhen mes mureve të lashta të Kalasë, teknologjia po hap një tjetër mënyrë për ta parë dhe përjetuar kulturën. Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” ka nisur testimin e një eksperience të re interaktive, ku VR/XR dhe inteligjenca artificiale bashkohen me artin dhe historinë. Nisma synon ta largojë vizitën muzeale nga një përvojë thjesht pasive, duke i bërë vizitorët pjesë të rrëfimit. Përmes mjeteve digjitale, ata mund të eksplorojnë trashëgiminë e Beratit nga këndvështrime të reja dhe të ndërveprojnë me përmbajtjen kulturore në mënyra më të afërta me gjuhën e teknologjisë së sotme. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e ka cilësuar këtë si një mënyrë të re për të zbuluar dhe përjetuar kulturën, përmes ndërthurjes...
Burimi:
kultplus.com