Biblioteka “Thoma Turtulli” hap një kapitull të ri për fëmijët e Korçës
Një hapësirë e menduar për librin, imagjinatën dhe kureshtjen e fëmijëve po merr një pamje të re në Korçë. Biblioteka e Fëmijëve “Thoma Turtulli” ka përfunduar pajisjen me teknologji bashkëkohore dhe elementët e nevojshëm për ta kthyer atë në një mjedis më modern dhe funksional. Pas ndërhyrjeve të realizuara, biblioteka është gati të presë fëmijët e qytetit në një ambient të përshtatur për lexim, mësim dhe aktivitete të ndryshme që lidhen me librin. Synimi është që qëndrimi në bibliotekë të mos jetë vetëm një mundësi për të marrë një libër, por një përvojë që nxit dëshirën për të lexuar dhe për të zbuluar. Teknologjia e re i jep hapësirës një tjetër dimension, duke e afruar bibliotekën me mënyrën se si fëmijët e sotëm mësojnë, eksplorojnë...
Burimi:
kultplus.com