“When There Are Wolves Again”, romani që i solli EJ Swift çmimin Arthur C. Clarke
Një histori mbi një planet në krizë, natyrën që kërkon të rikthehet dhe njerëzit që përpiqen të imagjinojnë një të ardhme tjetër i ka siguruar shkrimtares britanike EJ Swift çmimin Arthur C. Clarke 2026. Swift u shpall fituese e edicionit të 40-të të çmimit prestigjioz për romanin “When There Are Wolves Again”, një vepër që ndërthur fantastiko-shkencoren me dramën njerëzore dhe shqetësimet mjedisore të kohës sonë. Ndryshe nga një histori që e ndërton të ardhmen vetëm përmes teknologjisë apo skenarëve fantastikë, romani i Swift nis nga një realitet shumë i afërt me të tashmen. Ndryshimet klimatike, pasojat e pandemisë, aktivizmi dhe dëshira për të rikthyer habitatet e humbura bëhen pjesë e një rrëfimi që shtrihet në rreth pesëdhjetë vite. Në qendër janë dy gra, Lucy...
Burimi:
kultplus.com