Jo vetëm “kasap”, ana tjetër e Paredes: Nuk iu japim rëndësi teorive konspirative, Spanja ishte superiore
24 Korrik 2026 11:53 Alfred Lleshi Leandro Paredes u rikthye te Boca Juniors pas pjesëmarrjes me Argjentinën në Botërorin 2026 dhe foli për humbjen në finalen ndaj Spanjës. Pas fitores 1-0 kundër O’Higgins në Kupën Sudamerikane, mesfushori u pyet për teoritë që pretendojnë se finalja u ndikua nga faktorë të jashtëm. “Nuk iu japim rëndësi këtyre teorive. E dimë që bëmë një Botëror të madh, ndërsa në finale Spanja ishte superiore. E meritoi të fitonte dhe e meritoi të bëhej kampione bote”, – deklaroi Paredes. Ai pranoi zhgënjimin: “Na mbetet shija e hidhur që nuk arritëm objektivin, por kemi krenarinë që dhamë gjithçka”. Paredes la pezull edhe të ardhmen me kombëtaren: “Nuk e di nëse jam gati të vazhdoj. Është një proces që duhet ta përtypësh...
Burimi:
telesport.al