Kristjan Asllani befason, mesfushori shqiptar drejt rivalëve të Interit

Kristjan Asllani befason, mesfushori shqiptar drejt rivalëve të Interit

Kristjan Asllani mund të vazhdojë karrierën në Serinë A, por jo më me fanellën e Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është futur në listën e dëshirave të Sasuolos, që ka nisur kontaktet e para për të vlerësuar mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit. Klubi nga Emilia-Romanja po kërkon përforcime në repartin e mesfushës pas dëmtimit të rëndë të Ismael Kone, i cili pritet të mungojë për një periudhë të gjatë. Situata është komplikuar edhe më shumë nga largimi i mundshëm i Kristian Torshtved, duke e bërë afrimin e një mesfushori prioritet në këtë merkato. Sipas “Sky Sport”, profili i Asllanit vlerësohet si një nga alternativat kryesore të Sasuolos. Raportohet se drejtori sportiv Françesko Palmieri është gati të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e shqiptarit....