Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Përparim. Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor 73-vjeçar. Bëhet fjalë për Agim Hoxhën, 73 vjeç, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një furgon në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Aksidenti ndodhi pak pas orës 10:00 dhe, si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari pësoi dëmtime të rënda, të cilat rezultuan fatale. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al