Rihapet dosja e masakrimit të Kozeta Hysenit në ’99, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave

Rihapet dosja e masakrimit të Kozeta Hysenit në ’99, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave

Prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për vrasjen e Kozeta Hysenit, një krim i rëndë i ndodhur në Qytetin Studenti më 19 shkurt 1999, i cili prej më shumë se dy dekadash vijon të mbetet i pazbardhur. Sipas materialeve të siguruara nga Top Channel, Prokuroria e Tiranës u ka kërkuar disa strukturave të Policisë së Shtetit që të marrin në pyetje 28 persona, përfshirë disa individë që janë përmendur edhe gjatë hetimeve të mëparshme. Në listën e personave që duhet të ripyeten janë edhe dy oficerë policie që kanë hetuar ngjarjen në kohën kur ajo ndodhi. Po ashtu, kërkohet marrja në pyetje e familjarëve të Agim Karafilit, i cili është vrarë në një periudhë të mëvonshme, si dhe e Dritan Gjikës. Hetimet përfshijnë edhe Indrit...