Kristjan Asllani mund të qendrojë në Serinë A, klubi italian kontakton Interin
Kjo merkato verore do të përcaktojë të ardhmen e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar nuk është pjesë e planeve të Kivusë dhe sezoni i ardhshëm pritet ta gjejë larg zikaltërve. Interesimi për lojtarin e Kombëtares kuqezi nuk mungon. Sipas mediave italiane, Sasuolo ka kontaktuar drejtuesit e Interit për Kristjan Asllanin. Megjithatë, pengesë mbetet mënyra e transferimit. Drejtuesit e Sasuolos dëshrojnë huazimin e 24-vjeçarit, por në kampin interist synohet shitja e përhershme e tij. Mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com