VIDEO/ Myrto Uzuni nuk di të ndalet më, shikoni supergolin që ka realizuar lojtari i Shqipërisë me Austin
Myrto Uzuni vazhdon të jetë në një formë të jashtëzakonshme në Leagues Cup, teksa sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me një gol spektakolar për Austin FC ndaj Club América. Në sfidën e zhvilluar në kuadër të fazës së parë të turneut, Austin FC ishte duke humbur 0-1, pas një autogoli të Jon Gallagher në fillimin e pjesës së dytë. Por skuadra amerikane reagoi dhe në minutën e 67-të ishte pikërisht Uzuni ai që riktheu baraspeshën. Shqiptari mori topin brenda zonës dhe me një goditje të shkëlqyer me hark e dërgoi topin në rrjetë, duke lënë portierin e Club América, Rodolfo Cota, pa mundësi reagimi. Një tjetër perlë nga Uzuni, i cili po kalon një moment fantastik. Ky ishte goli i katërt i...
Burimi:
sportekspres.com