Rumania rrëzoi një dron që hyri në hapësirën e saj ajrore

Rumania rrëzoi një dron që hyri në hapësirën e saj ajrore

Një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një mjet ajror pa pilot që hyri në hapësirën ajrore të saj të premten, tha presidenti rumun Nicushor Dan. Presidenti rumun nuk e specifikoi origjinën e dronit dhe tha se hetimi është duke vazhduar. "Zona ishte e pabanuar, kështu që piloti mund të qëllonte pa asnjë rrezik. Aktualisht, ekipet e institucioneve përkatëse po hetojnë zonën për të marrë të gjitha detajet e incidentit", shkroi Dan. Kjo është hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s rrëzon një dron pas një serie inkursionesh, shkruan Reuters . Polonia dhe shtetet baltike kanë vuajtur gjithashtu nga inkursione të tilla, duke nxitur shqetësime se kufijtë e NATO-s janë në rrezik. Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë njoftoi se droni u rrëzua pranë qytetit...