Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

Prindërit e Nertil Buzit zbardhin pretendimet e tyre për konfliktin: Shkak, një shumë parash nga Anglia

Prindërit e Nertil Buzit, 35-vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-bashkëjetuesen e tij, hedhin akuza ndaj familjes së vajzës për konfliktin që, sipas tyre, çoi në ngjarjen tragjike. Sipas prindërve të autorit, shkaku i përplasjes ka qenë një shumë parash që Nertili kishte dërguar nga Anglia në llogari të vajzës gjatë kohës që ata bashkëjetonin. Ata pretendojnë se, pas ndarjes, djali i tyre i kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre parave, por familja e vajzës nuk ka pranuar t’ia kthente, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni. Prindërit e 35-vjeçarit thonë se mosmarrëveshja për këtë shumë monetare ka qenë në qendër të konfliktit mes palëve. Këto pretendime janë deklarime të familjarëve të autorit dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet...