Nje portjer i ndare ne copa/ PSG, Juventus dhe Parma përfshihen në një marrëveshje trepalëshe

Nje portjer i ndare ne copa/ PSG, Juventus dhe Parma përfshihen në një marrëveshje trepalëshe

Paris Saint-Germain ka ndryshuar strategjinë për Zion Suzuki-n dhe është gati të bëjë një investim të madh për portierin japonez të Parma-s. Sipas raportimeve nga “L’Equipe”, “Sky Sport Italia”, Fabrizio Romano dhe “Sportitalia”, klubi francez ka përmirësuar ofertën e tij në 35 milionë euro për kartonin e gardianit të Kombëtares së Japonisë. Megjithatë, Suzuki nuk pritet të qëndrojë menjëherë në Paris. Plani i PSG-së është ta transferojë portierin për të ardhmen, por më pas ta huazojë për një sezon te Juventus-i, i cili prej kohësh kërkon një përforcim të ri në këtë repart. Situata lidhet me faktin se PSG ka tashmë Lucas Chevalier për portën pasi e bleu pas largimit të Gianluigi Donnarumma-s, ndaj një huazim te një klub i madh si Juventus-i do të...