Nis sot Kupa e Botës 2026, edicioni më i madh në historinë e futbollit! 48 kombëtare, 39 ditë, tre shtete organizatore
Bota e futbollit është gati të përjetojë një moment historik, pasi sot në orën 21:00 ngre siparin Kupa e Botës 2026, turneu më i madh që FIFA ka organizuar ndonjëherë. Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në tre shtete njëkohësisht; SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ceremonia inauguruese do të mbahet sot në stadiumin legjendar “Azteca” të Mexico Cityt, ku Meksika do të përballet me Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse. Spektakli do të nisë 90 minuta përpara takimit dhe pritet të sjellë një atmosferë festive, duke rikthyer kujtimet e hapjes së Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, në përballjen po kundër Meksikës. Kanadaja do të shkruajë historinë e saj si vend mikpritës për herë të parë, me ndeshjen Kanada – Bosnje Hercegovinë...
Burimi:
sot.com.al