Nga derbi me Dritën te përballja me kampionen e Rumanisë, ja rivalët e Egnatias në Champions League
Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të 3-tin vit radhazi. Edhe këtë herë, rrogozhinasit kanë siguruar kështu pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Champions League-s. Deri më tani janë 14 skuadra kundërshtarë potencial për Egnatian. Në këtë tur të parë kualifikues, ekipi i Nevil Dedes rrezikon të përballet me Dritën e Kosovës, ndërsa kundërshtari më i vështirë mbetet Universitatea e Kraiovës, kampione e Rumanisë. Më tej, UEFA mund të ndajë ekipet në grupe më të vogla, duke e ulur numrin e kundërshtarëe potencialë. Shorti do të hidhet më 16 qershor. Kundërshtarët e mundshëm të Egnatias: Shamrok Rovers (Irlandë) Kups (Finlandë) Drita (Kosovë) Linkoln Red Imps (Gjibraltar) Borac Banja Luka (Bosnje dhe Hercegovinë) Vikinguri i Rejkjavikut (Islandë) Kairati (Kazakistar) Universitatea Kraiova (Rumani) Riga (Letoni)...
Burimi:
sportekspres.com