Në janar e kërkoi Milan, por transferimi dështoi në fund. Tani e kërkon Juventus, oferta është 20-25 milionë euro

Në janar e kërkoi Milan, por transferimi dështoi në fund. Tani e kërkon Juventus, oferta është 20-25 milionë euro

26 Maj 2026 17:50 Telesport Jean-Philippe Mateta ishte shumë pranë transferimit te Milan gjatë merkatos së janarit, kur pritej zyrtarizimi, marrëveshja dështoi për shkak të disa problemeve të shfaqura nga sulmuesi francez gjatë testeve mjekësore. Por, mesa duket Mateta do të transferohet në Serie A, 6 muaj më vonë, por këtë herë jo te Milan. Mediet italiane zbulojnë se sulmuesi francez ka përfunduar në radarin e Juventusit. Bardhezinjtë pritet të bëjnë shumë ndryshime pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, ku do të ketë shumë largime, por edhe afrime të reja. Një nga përforcimet që synohet nga drejtuesit është edhe afrimi i Mateta, i cili shënoi 15 gola në sezonin e fundit me fanellën e Crystal Palace. Vlera në treg e Mateta është 35...