Ndeshja me Luksemburgun, Ramadani & Mitaj: Këto dy miqësore na shërbejnë për të ardhmen

Ndeshja me Luksemburgun, Ramadani & Mitaj: Këto dy miqësore na shërbejnë për të ardhmen

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore ndaj Luksemburgut. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Në një prononcim për fshf.org, mesfushori Ylber Ramadani dhe mbrojtësi Mario Mitaj analizuan ndeshjen ndaj Izraelit dhe folën për përgatitjet dhe objektivat e sfidës ndaj Luksemburgut. Ylber Ramadani u shpreh se këto dy miqësore janë shumë të vlefshme për ndeshjet e shtatorit dhe objektivin për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian. “Ne e kishim përgatitur ndeshjen për të luajtur në mënyrë ofensive, për të sulmuar më shumë kundërshtarin. Mendoj se në pjesën e parë një pjesë të ndeshjes e kemi bërë shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë ishim pak më larg njëri-tjetrit dhe ata shënuan gol. Trajneri,...