NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i vdekur në banesë

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i vdekur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot NBA, pasi është shpërndarë lajmi se basketbollisti i Memfis Grizlis, Brendon Klark, ishte ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare. Lajmi u shpërnda nga vetë klubi i Memfis Grizlis, duke lajmëruar kësisoj opinionin sportiv për këtë situatë të rëndë që po përjetonte skuadra. Lojtari kanadez u gjet i vdekur në banesën e tij në Los Anxheles, pas një telefonate për “urgjencë mjekësore”. Personeli i ambulancës e ka deklaruar të vdekur atë që në momentin e mbërritjes në skenën e ngjarjes, ndërsa në banesë janë gjetur gjurmë të substancave narkotike, duke lënë të mendohet se ai ishte ndarë nga jeta për shkak të overdozës. Klark ishte bërë pjesë e Grizlis në vitin 2019 dhe kishte luajtur me vazhdimësi me këtë...