“Më ka pëlqyer shumë dëshira e lojtarëve”! Trajneri i ri i Shqipërisë është entuziast: Dua të kem ekip që mban topin

“Më ka pëlqyer shumë dëshira e lojtarëve”! Trajneri i ri i Shqipërisë është entuziast: Dua të kem ekip që mban topin

Shqipëria do të përballet nesër ndaj Izraelit. Kjo është një ndeshje miqësore, por interesi është i madh pasi do të jetë takimi i parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Maran. Ky i fundit ka dalë në konferencën për shtyp duke thënë se i pëlqen që të ketë një ekip që të mbajë topin, ta qarkullojë atë dhe se i ka bërë përshtypje motivimi i madh i lojtarëve. “Sigurisht që siç e kam thënë, ajo çfarë është në fokus, është që të jemi një Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë. Me kaq pak kohë, ka qenë e vështirë për të bërë gjithçka që kemi përgatitur dhe ajo që do të dalë në fushë. Por më ka pëlqyer shumë dëshira dhe motivimi i...