Real Madrid/ Haaland-Figo, manovra sa të ngjashme aq edhe të ndryshme
Luis Figo ishte nr.7 i Barcelonës, idhull në qytet deri në verën e vitit 2000 ku gjithçka ndryshoi. Në atë kohë, Florentino Perez u zgjodh presidenti i Realit të Madridit dhe ashtu siç premtoi e solli portugezin te Los Blancos. Pas 26 vitesh, Enrique Riquelme, kandidat për postin e presidentit të Realit të Madridit po kërkon të imitojë blerjen e galaktikut të parë të Florentino Perez duke tentuar nënshkrimin me efekt elektoral të Erling Haaland. Në median spanjolle, Riquelme shfaqi fanelën e Realit të sezonit 2025/26 me numrin 9 dhe mbiemrin e sulmuesit norvegjez të Manchester City të stampuar në të. Një premtim që u përgënjeshtrua nga agjentja dhe babai i Haaland. Por cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet mes premtimit për Haaland i Riquelme dhe...
Burimi:
top-channel.tv