Kruja u përvëlua, Rama nga plazhet e jugut: Nuk pati dëme…

Kruja u përvëlua, Rama nga plazhet e jugut: Nuk pati dëme…

Dhjetra banorë kanë dëshmuar në vetë të parë mungesën e institucioneve shtetërore me mjete të specializuara për shuarjen e zjarrit masiv që rrezikoi qindra banorë të Krujës. Ndërsa kryeministri i vendit nga brigjet e plazheve të jugut thotë se s’ka asnjë njeri të dëmtuar. Qindra hektarë me pyje, ullishta shekullore, vreshta u përvëluan nga zjarri, por mesa duket për Edi Ramën për sa kohë nuk janë të baçes së tij, këto nuk janë dëme. Njeriu që vetëm pa ditë më parë përdori fondin e emergjencës, 4.2 milionë euro, jo për të blerë automjete zjarrfikëse apo mjete për ekipet e shurjes së zjarreve, por për koncertin e Kanye Wes, falenderon zjarrfikësit për punën, të cilët i ka lënë me kazma e lopata në dorë për fikjen...