Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)

Pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë (VIDEO)

Kapet pas disa orësh kërkimesh autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë. Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Kristjan Sterjos në afërsi të banesës së tij, pas kontrolleve intensive të zhvilluara në disa zona të qytetit. Sterjo, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit me armë zjarri, po shoqërohet nga forcat e Policisë në Komisariat, ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore lidhur me ngjarjen. Arrestimi është kryer pas më shumë se 6 orësh kërkime nga forcat e policisë dhe ato të RENEA-s. Ndërkohë më herët u shoqëruan në komisariat dhe tre shokët e tij.  Ndërkohë dyshimet e deritanishme janë se konflikti mes viktimës dhe autorit ka ndodhur për një vajzë. Sipas informacioneve, viktima ishte mobilizuar si ushtar...