Perez “lëshon dorën” në kohë fushate, presidenti: Pas zgjedhjeve Mourinho dhe Konate firmosin me Real Madridin

Perez “lëshon dorën” në kohë fushate, presidenti: Pas zgjedhjeve Mourinho dhe Konate firmosin me Real Madridin

Presidenti aktual i Real Madridit, Florentino Perez, ka shpalosur një pjesë të planeve të tij sportive gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të klubit, duke premtuar afrime të rëndësishme në rast se fiton një mandat të ri në krye të gjigantit spanjoll, diçka që në letër është e pritshme. Në një intervistë të fundit, Perez deklaroi se mbrojtësi francez Ibrahima Konate është një nga objektivat kryesorë të merkatos dhe lë të kuptohet se e ka mvyllur transferimin e tij në “Santiago Bernabéu”. “Mund t’ju siguroj se nëse mbetem president i Real Madridit, një nga mbrojtësit më të mirë në botë, Konaté, do të luajë për Real Madridin duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Dhe ai nuk do të jetë i vetmi mbrojtës i nivelit të lartë...