Kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e parë nën drejtimin e Maranit, mbrojtësi largohet nga grumbullimi

Kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e parë nën drejtimin e Maranit, mbrojtësi largohet nga grumbullimi

Kombëtarja shqiptare ka kryer sot seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran. Ndërkohë në këtë seancë ka munguar Ardian Ismajli. Mbrojtësi i Torinos është larguar nga grumbullimi. FSHF-ja ka njoftuar përmes kanaleve të veta zyrtare se pas vlerësimit të gjendjes fizike, u vendos që lojtari të vijonte rekuperimin e tij pranë klubit italian. “Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i Kombëtares pas vlerësimit të gjendjes fizike nga stafi mjekësor. Mbrojtësi kuqezi iu bashkua ekipit, por pas analizimit të gjendjes së tij, u vendos që të rikthehet pranë klubit për të vijuar programin e rikuperimit, me qëllim rikthimin sa më shpejt në formën optimale”, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit./Sport Ekspres/