Kritikët kryqëzojnë Lionel Messin, dy statistikat e forta kundër “Pleshtit”
Lionel Messi nuk e mbylli ashtu siç donte Kupën e Botës 2026. Përkundrazi, nuk la asnjë shenjë në finalen e humbur kundër Spanjës, duke u dhënë kështu mundësinë kritikëve të tij që të ngrenë zërin. Ylli argjentinas e udhëhoqi skuadrën deri në finale, por Spanja ishte e papërballueshme. Kritikët e Lionel Messi-t bazohen te dy statistika në veçanti: 5 finalet e humbura nga 8 të luajtura me “Albiceleste” dhe golat e realizuar në Botërorin 2026. Vërtet Leo shënoi 8 gola në këtë Kupë Bote, por të gjithë ndaj kombëtareve jashtë 20-shes së parë të renditjes, si Algjeria, Austria, Jordania, Kepi i Gjelbër dhe Egjipti. Për t’u rikthyer te 8 finalet e luajtura me Argjentinën (5 në Kupën e Amerikës dhe 3 në Kupën e Botës),...
Burimi:
javanews.al