Kombëtarja e femrave zhgënjen në Rumani, humbet 3-0 ndaj vendaseve në Ligën Europiane të Volejbollit

Kombëtarja e femrave zhgënjen në Rumani, humbet 3-0 ndaj vendaseve në Ligën Europiane të Volejbollit

12 Qershor 2026 17:03 Telesport Kombëtarja e femrave në volejboll ka nisur sot ndeshjet e raundit të dytë te Ligës Europiane të Volejbollit (Volleyball European League). Në Blaj të Rumanisë po luhen takimet e radhës, ku përvec Shqipërisë e ekipit vendas është edhe Mali i Zi. Vajzat kuqezi sot u mundën 3-0 (25-16, 25-17, 25-7) nga Rumania, në një ndeshje pa histori, dominuar nga vendaset që e merituan fitoren. Kjo është humbja e tretë e Shqipërisë në këtë fazë të turneut, pas atyreve ndaj Zvicrës e Finlandës një javë më parë. Një grup vajzash të reja që për herë të parë luajnë në një nivel të tillë dhe duket se lodhja e dy fundjavave të fundit po ndihet. Të shtunën, Shqipëria do të luajë ndaj...