Arsenal shkatërron City-n dhe e nis sezonin me trofe (Video)
Përballja e shumëpritur mes Arsenal-it dhe Manchester City-t nuk ka patur history. Sfida e vlefshme për Superkupën e Anglisë, në fakt, është dominuar dhe fituar 3-0 nga Topçinjtë. Kampionët në fuqi të Premier League kanë qenë në kontroll të ndeshjes nga sekonda e para deri tek ajo e fundit. Për sa i takon City-t, ekipi i Maresca-s është dukur pa ide dhe pa dëshirë. 23 sekonda i kanë mjaftuar Arsenal-it për të gjetur golin. Autori ka qenë Calafiori, i cili ka marrë një pasim të zgjuar nga Skelly dhe ka ndëshkuar me lehtësi Donnarumma-n. GOLI I CALAFIORIT – VIDEO Situata është vështirësuar për ekipin e Maresca-s në minutën e 28-të, me Arsenal-in që ka arritur të gjejë edhe golin e dytë. Sulmuesi i Topçinjve ka...
Burimi:
telesport.al