Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

Klubi polak zyrtarizon vendimin, Juljan Shehu vlerësohet në prag të sezonit të ri

Juljan Shehu është konfirmuar sot si kapiteni i ri i Uidzeu Lodz. 27-vjeçarit i është besuar shiriti, të cilin e mbajti edhe për disa ndeshje në sezonin e kaluar. Shehu është kthyer në veteran te klubi polak ku u transferua në verën e vitit 2022. Një dëmtim i rëndë e mbajti në fillim për disa muaj jashtë fushës së blertë, ndërsa më pas u kthye në lider për mesfushën. Lojtari i Kombëtares regjistron 103 paraqitje deri tani me Uidzeu Lodz. Gjatë kësaj kohe ka shënuar nëntë gola dhe asistuar tetë të tjerë. Shehu është nën kontratë edhe për dy vite. Sa i përket sezonit të ri, më 26 korrik nis kampionati në Poloni për Uidzeu Lodz. Përballja e javës së parë është rezervuar ndaj Motor...