Komisioni i Disiplinës jep vendimet, ndëshkon Ilir Dajën, pati edhe gjoba e sanksione të tjera…

Komisioni i Disiplinës jep vendimet, ndëshkon Ilir Dajën, pati edhe gjoba e sanksione të tjera…

Komisioni i Disiplinës dha vendimet e radhës të cilat u publikuan nga Federata Shqiptare e Futbollit. Trajneri i Dinamos, Ilir Daja u ndëshkua me 4 ndeshje pezullim, por një pjesë e këtij dënimi është lënë pezull. Po kështu skualifikim me 4 ndeshje pëzullim pati edhe për zyrtarin e Besës, Romeo Bizhdili, ndërkohë që janë dhënë edhe gjoba e sanksione të tjera në kategoritë e tjera inferiore në futbollin tonë. Vendimi nr. 46 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 15.05.2026 Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i...