Kapiteni/ Gjimshiti: Ky është një cikël i ri, shpresoj ta nisim me fitore

Kapiteni/ Gjimshiti: Ky është një cikël i ri, shpresoj ta nisim me fitore

Berat Gjimshiti foli dje krahas trajnerit Maran para ndeshjes miqësore, që Kombëtarja do të luajë sot përballë Izraelit. “Jemi të motivuar, i gjithë grupi pothuajse i njëjti me disa lojtarë të rinj. Jemi stërvitur shumë mirë këto ditë dhe do jemi gati për këtë cikël të ri. Nuk është e thjeshtë, kemi shumë pak ditë bashkë. Idetë janë të qarta. Me atë pak kohë që kemi pasur besoj se kemi shikuar disa gjëra që i do trajneri për ciklin e ri. Sa më shumë kohë kalon dhe më mirë bëhet. Besoj se jemi të gjithë të gatshëm të bëjmë çfarë kërkon trajneri dhe të japim maksimumin në fushë. Nuk besoj se është filozofi italiane. Çdo trajner ka idetë e veta. Siç ka qenë Silvinjo, edhe...