Kampionët e Botës mbërrijnë në Madrid, mbreti Felipe dhe kryeministri Sanchez pritje zyrtare, në mbrëmje festë madhështore me tifozët
Madridi u vesh me ngjyrat kuqezi dhe të verdha për të pritur kampionët e rinj të botës. Pas triumfit 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, kombëtarja spanjolle u rikthye në shtëpi mes një atmosfere festive dhe entuziazmit të jashtëzakonshëm të mijëra tifozëve. Menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Madridit, skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente nisi axhendën zyrtare me një vizitë në Pallatin Zarzuela, ku u prit nga Mbreti Felipe VI dhe familja mbretërore. Monarku e cilësoi suksesin e Spanjës si një “triumf epik”, duke përgëzuar futbollistët për karakterin, guximin dhe shpirtin e skuadrës që i dhuroi vendit titullin e dytë kampion bote. Më pas kampionët u pritën edhe nga kryeministri Pedro Sánchez në Pallatin Moncloa. Kreu i qeverisë...
Burimi:
gijotina.com