Paqja mes SHBA-së dhe Iranit në horizont? Deklarata e fundit nga Pakistani
Bota E Martë, 11 Gusht 2026 18:45 SHBA-ja dhe Irani mund të jenë pranë arritjes së një marrëveshjeje, ndërsa negociatat për zhbllokimin dhe menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit po shënojnë përparim. Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Asif, deklaroi se zhvillimet e fundit tregojnë se palët janë “pranë një lloj marrëveshjeje”. Edhe Katari konfirmoi se diskutimet mes Omanit dhe Iranit për menaxhimin e ngushticës janë në një fazë të avancuar. Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, u takua në Teheran me ministrin e Brendshëm të Pakistanit, Mohsin Naqvi, në kuadër të përpjekjeve diplomatike. Ngushtica e Hormuzit është një prej korridoreve më të rëndësishme energjetike në botë, përmes së cilës para përshkallëzimit të konfliktit transportohej rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm...
Burimi:
kohajone.com