Kalendari i sezonit të ri, Superliga nis më 22 gusht, kurse Kupa e Shqipërisë më 16 shtator
Adriatik BALLA Ndryshimet në formulat e garave për sezonet në vazhdim janë marrë tashmë me vendim nga qeveria e futbollit në vend dhe pritet të zbatohen për herë të parë në sezonin e ri futbollistik 2026-2027. Kemi të bëjmë me ndryshme të konsiderueshme, pasi u hoq formati “Final Four” në Superiore, por u ruajt gara me tri faza në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, dje iu dha drejtim sezonit të ri, pasi u përcaktua kalendari i ndeshjeve. Në të vërtetë këtë sezon gara elitare do të fillojë në gusht, kurse Kupa afro një muaj më vonë. Kujtojmë që ky kalendar nuk është përcaktuar vetëm për klubet e elitës dhe dy kampionatet kryesore, por për të gjitha kategoritë, moshat dhe gjinitë. Në FSHF shpresojnë që sezoni i...
Burimi:
sot.com.al